Zyrtarizohet marrëveshja mes Zaevit dhe Kasamit, Maqedonia drejtë ndryshimit të Kushtetutës - Bota Sot
Zyrtarizohet marrëveshja mes Zaevit dhe Kasamit, Maqedonia drejtë ndryshimit të Kushtetutës

Maqedonia

Zyrtarizohet marrëveshja mes Zaevit dhe Kasamit, Maqedonia drejtë ndryshimit të Kushtetutës

Më: 11 janar 2019 Në ora: 17:11
Zaevi dhe Kasami

Qeveria e Maqedonisë përmes një komunikate informon se është arritur marrëveshje me Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit, e cila me dy deputetët e saj do të mbështetë ndryshimet kushtetuese në Kuvend.

Nga qeveria informojnë se është pranuar ligji kushtetues për nënshtetësinë, e cila do të jetë “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, me të cilin do të shpjegohet etnia dhe do të konfirmohet në gjitha ligjet që është e nevojshme.

“Gjithashtu është pranuar propozimi për amendamentin XXXVI me të cilin konfirmohet se shteti në mënyrë të barabartë do të kujdeset për diasporën e qytetarëve të saj. Shtesë në letërnjoftime do të shkruhet edhe përkatësia etnike e qytetarëve. Për punë tjera që janë propozuar, do të tërhiqen amendamentet pasi formalisht nuk është e mundur të arrihen tani dhe në të ardhmen do të punojmë për të zgjidhur të njëjtat”, thonë nga qeveria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...