Arianit Hoxha: Asnjë parti shqiptare nuk e ka mbështetur Lëvizjen Besa - Bota Sot
Arianit Hoxha: Asnjë parti shqiptare nuk e ka mbështetur Lëvizjen Besa

Maqedonia

Arianit Hoxha: Asnjë parti shqiptare nuk e ka mbështetur Lëvizjen Besa

Më: 11 janar 2019 Në ora: 17:47
Arijanit Hoxha

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa Arijanit Hoxha, konfirmoi marrëveshjen që është arritur me Lëvizjen Besa dhe Qeverinë për procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Hoxha tha se ata kanë propozuar 4 amendamente, prej të cilave dy janë pranuar, ndërsa dy të tjerët i kanë tërhequr, por kanë marrë premtim nga qeveria se do të diskutohet në të ardhmen.Zyrtarizohet marrëveshja mes Zaevit dhe Kasamit, Maqedonia drejtë ndryshimit të Kushtetutës

“Siç e dini kemi propozuar 4 amendamente, 2 prej të cilave kanë pasur lidhje me Marrëveshjen e Prespës dhe të cilët janë pranuar. I pari është për diasporën, ndërsa në Ligjin kushtetues është gjetur formulim i cili garanton përdorimin e nënshtetësisë në gjuhën shqipe, me të cilin dokumentet që do t’i posedojnë shqiptarët shtetësia do të jetë “Maqedonisë/qytetar i Republikës së Maqedonisë Veriore”. Dy amendamentet tjera që nuk kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Prespës, u dakorduam që t’i tërheqim, por do të bisedojmë në të ardhmen. Këto dy amendamente kanë të bëjnë me gjuhën shqipe dhe pozitën e shqiptarëve në preambulë”.

“Kemi arritur arritje të mëdha, pasi nuk mbyllet ashtu siç kanë dashur disa këto çështje të rëndësishme. Fatkeqësisht nuk kemi pasur mbështetje nga asnjë parti shqiptare dhe këtë e kemi arritur vet, duke pasur parasysh edhe presionin kohor. Mund të përfundojmë se Lëvizja Besa duke ofruar mundësi për shtet evropian, arriti të mundësojë të sigurohet shumicë për ndryshimet kushtetuese”, tha mes tjerash Hoxha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...