Stoltenberg uron Zaevin për votimin e ndryshimeve kushtetuese

Maqedonia

Stoltenberg uron Zaevin për votimin e ndryshimeve kushtetuese

Më: 11 janar 2019 Në ora: 19:53
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, përmes rrjeteve sociale ka uruar kryeministrin e Maqedonisë Zoran Uaev për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.

“Uroj kryeministrin Zoran Zaev për votimin filan për Marrëveshjen e Prespës. NATO fuqishëm mbështet procesin e zbatimit të marrëveshjes, që sjell stabilitet dhe prosperitet në rajon”, shkruan Stoltenberg.

Ndryshe, më herët deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 81 vota “për” miratuan ndryshimet kushtetuese sipas Marrëveshjes së Prespës.

Ndërsa pas miratimit në Kuvendin e Maqedonisë, marrëveshja duhet të ratifikohet edhe nga deputetët në Kuvendin e Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat