Nikos Kotzias: Maqedonia e Veriut, mirë se erdhe në jetën tonë

Maqedonia

Nikos Kotzias: Maqedonia e Veriut, mirë se erdhe në jetën tonë

Më: 11 janar 2019 Në ora: 22:20
Nikos Kotzias

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, ka shprehur urime për Zoran Zaevin dhe Nikolla Dimitrovin.

Ai thotë se kanë ëndërruar për të ardhme të përbashkët për të dy popujt.

“Kam folur me Zoranin dhe Nikollan. Kemi përkujtuar vështirësitë, lodhjet, tensionet, besimin e përbashkët dhe shpresat që kishim gjatë punës për marrëveshjen. Kemi ëndërruar për të ardhme të përbashkët për të dy popujt. Maqedonia e Veriut mirë se erdhe në jetën tonë. Historia duhet të jetë shkolla dhe jo burgu”, shkruan Kotzias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat