Maqedonia e Veriut, pritet që Parlamenti grek të marrë vendimin përfundimtar

Maqedonia

Maqedonia e Veriut, pritet që Parlamenti grek të marrë vendimin përfundimtar

Më: 12 janar 2019 Në ora: 10:19
Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras

Kuvendi i Maqedonisë mbrëmë me 81 vota “për” miratoi ndryshimet Kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese përfshijnë edhe ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut. Katër amendamentet gjegjësisht amendamenti 33, 34,35 dhe 36, u votuan në mënyrë unanime.

Kryeministrin Zoran Zaev dhe qytetarët e Maqedonisë në përgjithësi, i kanë uruar personalitete të larta ndërkombëtare lidhur me vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

Ndërsa kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski ka theksuar se ndryshimi i Kushtetutës është bërë në mënyrë jolegjitime dhe ka kërkuar shpërndarjen e menjëhershme të Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet presidenciale.

Me ndryshimet kushtetuese, Maqedonia merr emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo do të vlejë për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm, ndërsa ndryshimet do të hynë në fuqi vetëm pas ratifikimit të protokollit nga ana e Greqisë, për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat