Ndryshimet kushtetuese kaluan në Kuvend, radhën e ka Parlamenti grek - Bota Sot
Ndryshimet kushtetuese kaluan në Kuvend, radhën e ka Parlamenti grek

Maqedonia

Ndryshimet kushtetuese kaluan në Kuvend, radhën e ka Parlamenti grek

Më: 12 janar 2019 Në ora: 12:10
Kuvendi i Maqedonise

Ndryshimet kushtetuese të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës kaluan edhe fazën finale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, pasi që paraprakisht seanca tre ditë ishte caktuar, derisa kryeministri Zoran Zaev negocionte me Besën e Bilall Kasamit, rreth kërkesave të tyre lidhur me ndryshimet.

Deputetët me shumicë prej dy të tretave sonte në suaza të seancës së 75-të i miratuan amendamentet XXXIII, XXXIV, XXXV, XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, ndërsa pastaj edhe i shpallen. Miratohet dhe shpallet edhe Ligji kushtetues për zbatimin e amendamenteve.

Në seancë nuk mori pjesë grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Qeveria pranoi pjesërisht dy amendamentet e  ndryshuara. I pari është për amendamentin XXXIV të Kushtetutës dhe me të Preambula e Kushtetutës do të qëndrojë  “qytetarët e Republikës së Maqedonisë, populli maqedonas dhe pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak dhe të tjerë”.  Me amendamentin e pjesshëm të amendamentit XXXVI të Kushtetutës teksti i ri do të jetë “Republika kujdeset për diasporën e popullit maqedonas dhe pjesë të popullit shqiptar, popullit turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak dhe të tjerë dhe i kultivon edhe i avancimin lidhjet me atdheun”.

Shtetësia mbetet maqedonase/qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa është pranuar amendamenti i Ligjit kushtetues me të cilin përcaktohet shtetësia maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe sqarohet si do të jetë për qytetarët shqiptarë në gjuhën shqipe dhe do të përcaktohet në të gjitha ligjet ku nevojitet.

Me amendamentin XXXIII në Kushtetutën fjalët “Republika e Maqedonisë” zëvendësohen me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa fjala “Maqedoni” zëvendësohet me fjalët “Maqedonia e Veriut”, përveç në nenin 36 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Amendamenti XXXIV  parashikon në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fshihen fjalët “të cilët jetojnë në kufijtë e saj”, “vendimet e KAÇKM-së” zëvendësohen me fjalët “vendimet juridike të cilat janë theksuar në Manifestin e Seancës së Parë të KAÇKM-së për popullin maqedonas për seancën e mbajtur të KAÇKM-së”, pas fjalës “viti” shtohen fjalët “në të cilat u shpreh vullneti për krijimin e shtetit të pavarur sovran dhe Marrëveshja e Ohrit”, ndërsa fshihen fjalët “vendosën të”.

Amendamenti  XXXV qëndron Republika e respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe politikën e pavarësisë së shteteve fqinje.  Me këtë amendament plotësohet neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Amendamenti  XXXVI thekson se  “Republika i mbron, garanton dhe kultivon karakteristikat, trashëgiminë historike dhe kulturore të popullit maqedonas. Republika i mbron të drejtat dhe interesat e qytetarëve të vet të cilët jetojnë apo qëndrojnë jashtë vendit. Republika kujdeset për diasporën e popullit maqedonas dhe  për një pjesë pjesë të popullit shqiptar, popullit turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak dhe të tjerë dhe i kultivon edhe i avancimin lidhjet me atdheun. Republika më pas nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve të tjera dhe në punët e tyre të brendshme.  Me këtë amendament zëvendësohet neni 49 dhe amendamenti 2 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Në këtë rast, konform Marrëveshjes përfundimtare me Republikën e Greqisë, parashikohet hyrja në fuqi të amendamenteve me ditën e ratifikimit të Marrëveshjes dhe Protokollit për inkuadrim në NATO nga ana e Parlamentit të Republikës së Greqisë. Rrjedhimisht, në rast të hyrjes në fuqi të këtyre dy dokumenteve, nuk do të hyjnë në fuqi as amendamentet.

VMRO-DPMNE kërkoi që menjëherë të shpërbëhet Kuvendi dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare, së bashku me ato presidenciale.

“Sipas dispozitave ligjore dhe në bazë të përvojës së kaluar në këto zgjedhje VMRO-DPMNE do të fitojë dhe vullneti i shumicës së qytetarëve do të respektohet. Nevojite zgjedhje në të vilat Zaevi do të bie, ndërsa Maqedonia do të fitojë, populli do të tregojë çfarë Maqedonie dëshiron, dëshiron Maqedoni të Veriut të Zaevit, të poshtëruar dhe të turpëruar apo Maqedoni të popullit, krenare, përparimtare dhe të respektuar”, tha Mickoski.

Për ndryshimet e votuara kushtetuese, kryeministri grek Aleksis Cipras ka biseduar dhe e ka uruar kryeministrin e tij Zoran Zaev, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Kryeministri Aleksis Cipras kontaktoi me kryeministrin e IRJM-së, Zoran Zaev. Kryeministri e uroi zotin Zaev për përfundimin e suksesshëm të procesit të revizionit të Kushtetutës së IRJM-së, në bazë të Marrëveshjes së Prespës”, kumtojnë nga kabineti i Ciprasit./MIA/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...