Zaev: Republika e Maqedonisë së Veriut më afër anëtarësimin në NATO dhe BE

Maqedonia

Zaev: Republika e Maqedonisë së Veriut më afër anëtarësimin në NATO dhe BE

Më: 12 janar 2019 Në ora: 13:13
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në konferencë për shtyp falënderoi të gjithë deputetët për vendimin e djeshëm historik që ndryshoi emrin e Republikë së Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Tani anëtarësimi në NATO do të jetë me intensitet të zmadhuar dhe do të nisen bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, tha Zaev.

Sipas kryeministrit Zaev, me këtë vendim bën që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë më afër NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Jam i bindur se edhe deputetët e Kuvendit të Greqisë do ta njohin rëndësinë e kësaj marrëveshje dhe do ta ratifikojnë këtë marrëveshjet, ndërsa Greqia do të jetë vendi i parë që do ta votojë Protokollin e NATO-s për hyrjen e vendit tonë në NATO” tha Zaev duke shtuar se bashkërisht do ta presin rezultatin e votimit në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai tha se shumë investitorë kanë pritur vendimin e djeshëm për të investuar në Maqedoni dhe se përsëri do të rritet paga minimale në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat