Aleanca për Shqiptarët: Maqedonisë i duhen zgjedhje të reja kuvendare

Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët: Maqedonisë i duhen zgjedhje të reja kuvendare

Më: 12 janar 2019 Në ora: 14:59
Aleanca për Shqiptarët

“Si një forcë e vendosur pro-evropiane, Aleanca për Shqiptarët jo vetëm që ka mbështetur por ka qenë pjesë përbërëse e ndryshimeve kushtetuese, duke përkrahur referendumin dhe duke votuar në Kuvend për marrëveshjen e Prespës e cila kishte të bëjë me marrëveshjen e Greqisë dhe të Maqedonisë për zgjedhjen e kontekstit të emrit”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

“Si opozitë konstruktive, ne kemi siguruar që fryma e Kushtetutës të promovojë barazinë e plotë midis të gjitha komuniteteve në vend, duke mbrojtur në të njëjtën identitetin e shqiptarëve në dispozitat që lidhen me preambulën e shtetit dhe me çështjen e shtetësisë” thonë nga Aleanca për shqiptarët duke shtuar se në kuadër të ndryshimeve kushtetuese arriti të bëj ndryshimin në Ligjin Kushtetuese me ç’rast edhe juridikisht Maqedonia e Veriut kufizohet me Republikën e Kosovës.

Sipas ASh-së, mbështetësit ndërkombëtar të Bashkimit Evropian dhe ShBA-ve kanë investuar burime të papara për të siguruar që Republika e Maqedonisë të ankorohet në NATO dhe BE, larg nga Rusia dhe ndikimet e tjera lindore.

“Duke filluar që nesër, vendi ynë ka më pak se pesë muaj përpara Këshillit Evropian të qershorit 2019, për të iniciuar dhe zbatuar reforma gjithëpërfshirëse për të rivendosur sundimin e ligjit, luftuar me të vërtetë të korruptuarit, siguruar pavarësinë e gjyqësorit, si dhe për të depolitizuar administratën publike”.

Ata thonë se tani që marrëveshja e Prespës është prapa nesh, qytetarët tanë nuk do të tolerojnë më retorikë boshe për reforma. Ata, sipas ASh-së duan vende punë, rritje ekonomike, sundim të ligjit dhe kthim të shpresës, në mënyrë që mërgimi të mos jetë më perspektiva e vetme që u ofrohet atyre.

“Situatat e jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme. Maqedonia tani ka nevojë për zgjedhje të reja për të siguruar një qeveri që e ka legjitimitetin dhe guximin për të ndërmarrë një transformim gjithëpërfshirës të vendit në një frymë vërtet evropiane”, thuhet në fund të kumtesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat