Maqedoni, hospitalizohen edhe 5 fëmijë dhe një i rritur, dyshohen se janë me fruth - Bota Sot
Maqedoni, hospitalizohen edhe 5 fëmijë dhe një i rritur, dyshohen se janë me fruth

Maqedonia

Maqedoni, hospitalizohen edhe 5 fëmijë dhe një i rritur, dyshohen se janë me fruth

Më: 12 janar 2019 Në ora: 15:55
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se deri në orën 10:00 në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup janë hospitalizuar 5 fëmijë dhe një i rritur. Kjo do të thotë se për momentin ka 20 persona me fruth nga ku 18 janë fëmijë dhe dy persona janë të rritur.

Fëmijët janë të moshës nga 9 muaj deri 2.5 vite, ndërsa vajza e rritur është 24 vjeçe. Ka edhe një fëmijë nga Radishani, ndërsa të tjerët janë nga çerdhja “Dielli” nga Novo Lisiçeja – Aerodrom. Vajza e rritur është nga lagjja e Shkupit Kisella Voda dhe është me status të panjohur vaksinar.

Nga Klinika njoftojnë se kanë 120 shtretër por duhet marrë parasysh se hospitalizohen edhe pacientët me patologji të ndryshme. Pacienti më i ri ishte një foshnjë 8 muajsh ndërsa më i rrituri ishte nëna 43-vjeçare nga Shkupi me një nga fëmijët e sëmurë.

Më së shumti ka të sëmurë nga lagjja Aerodrom me 11 fëmijë dhe 4 të dyshuar, për të cilët nesër do të dihet rezultati nga analizat e laboratorit ku do të konfirmohet nëse janë të sëmurë me fruth.

Deri tani në të gjitha pikat e vaksinave në Shkup deri ora 13:00 janë vaksinuar 1894 persona dhe vetëm në ditën e sotme janë vaksinuar 30 fëmijë.

Ministria e Shëndetësisë edhe njëherë bëri thirrje për vaksinim të fëmijëve për shkak se është shpallur epdidemia e fruthit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...