Carovska: Do të rritet numri i ushqimeve për të pastrehët

Maqedonia

Carovska: Do të rritet numri i ushqimeve për të pastrehët

Më: 13 janar 2019 Në ora: 17:57
Carovska

Aksioni humanitar do të sigurojë ushqim për të pastrehët. Rreth 4.000 të pastrehë janë me ushqim të nxehtë.

12 vite nëpër rrugë gjendet i pastrehu Kamber Bajramov që kur për shkak punëve juridiko-pronësore mbeti pa shtëpi. Ka pasur operacion te zemra dhe thotë se më vështirë është në ditët e ftohta. Tash bashkërisht me një grup të të pastrehëve është në Kryqin e Kuq për pak kohë.

Për momentin ka rreth 4.000 persona që përmes sistemit të Kryqit të Kuq marrin ushqim ndërsa ideja përmes vendosjes së projektit të ri të ushqimet të mos hidhet do të sigurohet ushqim për 12.000 njerëz.

Sipas statistikave rreth 460 mijë njerëz kanë nevojë për mbështetje gjatë sigurimit të ushqimit gjatë ditës ndërsa sipas të statistikave të njëjta thonë se 30% e ushqim hidhet.

“Efekti përfundimtar do të jetë që të gjitha familjet që nuk kanë ushqim të mjaftueshëm të mund ta marrin, për të gjithë ata që duan të përgatisin por edhe për ata që nuk ka kushte të përgatisin ta kenë ushqimin e gatshëm”, tha Carovska duke shtuar se me këtë me të vërtetë do të ulet varfëria në ushqim që është në nivel të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat