Vanhoutte për Maqedoninë: Është koha për të ecur përpara

Maqedonia

Vanhoutte për Maqedoninë: Është koha për të ecur përpara

Më: 14 janar 2019 Në ora: 11:05
Peter Vanhoutte

Ndërmjetësuesi për nënshkrimin e marrëveshjes së Përzhinës mes partive politike në Maqedoni, Peter Vanhoutte, ka uruar Kuvendin e Maqedonisë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Ai shkruan se tani është koha që shteti të ecë përpara me prioritete tjera.

“Urime për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Është kompromis, nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët. Është koha të ecni përpara dhe të merrni me prioritete tjera: shëndetësia, arsimi, zhvillimi ekonomik dhe mjedisi jetësor. Viti 2019 është vit për të bërë ndryshime edhe për këtë”, shkruan Vanhoutte.

Ndryshe, të premten deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 81 vota “për” miratuan ndryshimet kushtetuese, në pajtim me marrëveshjen me Greqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat