Kamenos ka përjashtuar edhe një deputet nga grupi i deputetëve “Grekët e Pavarur”

Maqedonia

Kamenos ka përjashtuar edhe një deputet nga grupi i deputetëve “Grekët e Pavarur”

Më: 14 janar 2019 Në ora: 12:51
Panos Kamenos

Pas ministres për Turizëm, Elena Kondura edhe zv/ministri për Bujqësi, Vasill Kokalis është përjashtuar nga grupi i deputetëve Grekët e Pavarur, njofton Portalb.mk. Njëjtë sikur edhe për Konduran, edhe për Kokalis, lideri i partisë, Panos Kamenos ka reaguar nëpërmjet profilit të tij në Tuiter.

“Visilis Kokalis edhe pse gjendet në fazën e bisedimeve nga Kina për votën e tij për çështjen nacionale është i mjaftueshëm qëllimi për ndryshim të pozitës që të largohen nga grupi i deputetëve Grekët e Pavarur”, shkruan Kamenos.

Zv/ministri për Bujqësi paraprakisht, në një shkresë për media, nga Kina, ku është bashkë me delegacionin qeveritar, tha se do ta përkrahë Qeverinë e udhëhequr nga Aleksis Cipras. Ndryshe, Kamenos dha dorëheqjen në shenjë proteste për marrëveshjen e emrit, e cila marrëveshje përfundoi diskutimin e gjatë me Maqedoninë.

“Vota për mbështetjen e qeverisë do të jetë e njëjtë me votën për mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës. Çdo deputet që do të votoj marrëveshjen do të përjashtohet nga partia”, ka thënë Kammenos pasi kishte njoftuar kryeministrin për largimin e partisë së tij nga koalicioni qeveritar.

Partia majtiste “Syriza” ka 145 deputetë në një parlament me 300 vende, ndërkaq partia djathtiste “Grekët e Pavarur” në Kamenos ka 7 deputetë. Kryeministrit do t’i duhet ndihmë prej opozitës për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë Nikola Dimitrov tha se sot ka pasur korrespondencë me ministrin grek Jorgos Katrulagos, i cili e siguroi atë se qeveria e Ciprasit është e vendosur t’i përmbushë detyrimet e Marrëveshjes së Prespës. Pasi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi ndryshimet kushtetuese më 11 janar, në përputhje me marrëveshjen e Prespës, me të cilën emri i vendit është Republika e Maqedonisë Veriore për përdorim të përgjithshëm, me gjuhë të njohur gjuhën maqedonase dhe shtetësi maqedonase, parlamenti grek duhet të ratifikojë Marrëveshjen, e cila do të zhbllokojë procedurën për hyrjen e Maqedonisë si anëtari i 30-të i NATO-s. Cipras tha se ka në plan të mbajë zgjedhjet në Greqi më së voni deri në tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat