Kryeministri i Maqedonisë për pushim dimëror në Gjermani

Maqedonia

Kryeministri i Maqedonisë për pushim dimëror në Gjermani

Më: 14 janar 2019 Në ora: 13:00
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev i ka shfrytëzuar disa ditë të pushimit dimëror dhe ka udhëtuar për në Gjermani.

Nga shërbimi qeveritar njoftojnë se harxhimet e udhëtimit ai do t’i bëjë nga llogaria private e tij.

 “Kryeministri Zoran Zaev është në vizitë private në Gjermani dhe do t’i shfrytëzojë ditët e lira. Të gjitha harxhimet për biletat e aeroportit, akomodimit në hotel dhe gjithçka lidhur me harxhimet gjatë udhëtimit do të jenë të mbuluara nga llogaria e Zaevit. Bashkë me kryeministrin, sipas dispozitave ligjore, në detyrë zyrtare do të jenë të pranishëm edhe sigurimi i kryeministrit”, njoftuan nga Qeveria e Maqedonisë, transmeton BotaSot.

Nga qeveria nuk njoftojnë se se në cilën qendër turistike do të udhëtojë Zaev, por sipas të gjitha gjasave ai do të qendëroj në një qendër skijimi.

Sakaq, në të kaluarën, Zaev ishte vizitues i shpeshtë i terreneve për skijim në Mavrovë dhe Bullgari, ndërkaq vjet me familjen e tij ishte në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat