Ndryshimet kushtetuese publikohen në Gazetën Zyrtare, por jo edhe ligji i gjuhëve

Maqedonia

Ndryshimet kushtetuese publikohen në Gazetën Zyrtare, por jo edhe ligji i gjuhëve

Më: 14 janar 2019 Në ora: 13:33

Ndryshimet kushtetuese që u miratuan më 11 janar në Kuvendin e Maqedonisë, janë publikuar më 12 janar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, por ligji i gjuhëve edhe pse i miratuar shumë muaj më parë akoma nuk po publikohet në gazetën zyrtare.

Me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, më 11 janar në Kuvendin e Maqedonisë u miratuan ndryshimet kushtetuese me të cilin parashihet edhe ndryshimi i emrit të shtetit, nga Maqedonia në “Maqedonia e Veriut”. Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.

Megjithëse u tha se pas ndryshimeve kushtetuese, në Gazetën Zyrtare do të publikohen edhe Marrëveshja e ratifikuar me Greqinë dhe ligji për përdorimin e gjuhëve, të njëjtat nuk janë publikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat