“Maqedonia e Veriut e çon në votë mosbesimi qeverinë greke” - Bota Sot
“Maqedonia e Veriut e çon në votë mosbesimi qeverinë greke”

Maqedonia

“Maqedonia e Veriut e çon në votë mosbesimi qeverinë greke”

Më: 14 janar 2019 Në ora: 14:28
Aleksis Tsipras

Lideri i grekëve të pavarur dhe ministër i deritanishëm i mbrojtjes, Panos Kammenos, ka njoftuar largimin nga Qeveria e kryeministrit, Aleksis Tsipras, në shenjë pakënaqësie ndaj marrëveshjes së emrit me Maqedoninë, e cila të premten u miratua nga Parlamenti në Shkup. Kammenos ashtu siç edhe kishte njoftuar më parë, ka dhënë dorëheqje pas zbatimit të marrëveshjes nga pala maqedonase.

Ai ka thënë se shkas i vetëm për largimin nga Qeveria është marrëveshja e cila përmban emrin “Maqedoni”, e që për të është e papranueshme.

“Vota për mbështetjen e qeverisë do të jetë e njëjtë me votën për mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës. Çdo deputet që do të votoj marrëveshjen do të përjashtohet nga partia”, ka thënë Kammenos pasi kishte njoftuar kryeministrin për largimin e partisë së tij nga koalicioni qeveritar.

Seanca për votëbesimin e Qeverisë do të mbahet këtë javë. Partia e majtë “Syriza” e Tsiprasit ka 145 deputet në parlamentin e Greqisë që numëron 300 ulëse ndërsa partia e djathë “Grekët e Pavarur” e Kamenosit ka 7 deputet dhe tani kryeministrit i nevojiten votat e disa partive të vogla opozitare për të ratifikuar marrëveshjen. Saç njoftojnë mediat maqedonase duke u thirrur në burime greke, Tsipras veç më ka siguruar votat e nevojshme.

Këtë e ka bërë të ditur edhe shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov duke theksuar se homologu i tij grek, Jorgos Katrugalos i ka shprehur vendosmërinë e qeverisë greke për të çuar deri në fund marrëveshjen për emrin.

Dimitrov së bashku me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska ka folur për marrëveshjen e ratifikuar në Kuvendin e Maqedonisë duke e cilësuar vendimin si historik pasi me këtë është mbyllur kontesti prej tre dekadave me Greqisë që i ka hapur rrugën anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe nisjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kontesti mes dy vendeve daton që nga viti 1991, kur Maqedonia kishte shpallur pavarësinë, ndërsa Greqia kishte bllokuar integrimin e saj në NATO dhe BE, me arsyetimin se fqinji i saj mund të ketë pretendime ndaj territorit të saj verior që, po ashtu, quhet Maqedoni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...