Shpallen në Gazetën Zyrtare amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë

Maqedonia

Shpallen në Gazetën Zyrtare amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë

Më: 14 janar 2019 Në ora: 15:13
Ilustrim

Sot në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë edhe zyrtarisht janë shpallur vendimet e Kuvendit për ndryshimet kushtetuese, të cilat u miratuan të premten nga deputetët. Përkrah amendamenteve, në Gazetën Zyrtare është shpallur edhe Ligji kushtetues për zbatimin e tyre.

Me këtë edhe zyrtarisht nga 12 janari hyjnë në fuqi ndryshimet e votuara, me çka sipas Marrëveshjes së Prespës, nuk do të vlejnë nëse pala greke nuk ratifikon të njëjtën në Kuvendin e saj.

Pas ndryshimeve kushtetuese, pritet që në Gazetën Zyrtare të shpallen edhe ratifikimi i marrëveshjes me Greqinë, dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili akoma nuk është nënshkruar nga presidenti Gjorge Ivanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat