Tzanakopoulos: Është paradoksale që të bëhet referendum për emrin e një vendi tjetër - Bota Sot
Tzanakopoulos: Është paradoksale që të bëhet referendum për emrin e një vendi tjetër

Maqedonia

Tzanakopoulos: Është paradoksale që të bëhet referendum për emrin e një vendi tjetër

Më: 14 janar 2019 Në ora: 16:54
Dimitris Tzanakopulos

Zëdhënësi i qeverisë së Greqisë Dimitris Tzanakopulos në intervistë për televizionin grek “Alfa” vlerësoi se qeveria do të marrë besimin dhe se do të jetë në gjendje të vazhdojë të udhëheqë me vendin.

Ai kritikoi edhe drejtuesin e Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis se nuk guxoi të ngrinte një mocion mosbesimi kundër qeverisë, “sepse ai nuk dëshiron që qeveria aktuale të largohet para se të mbarojnë temat e ndjeshme në mesin e të cilave më kryesorja marrëveshja e Prespës”.

“Mitsotakis dëshiron të kalojë marrëveshja e Prespës, por nuk ka guxim. Për shkak se ai është një politikan i papërgjegjshëm, një politikan që nuk ka fuqinë për të mbrojtur politikat e tij, i cili në mendjen e tij e dinë se kjo është në favor të interesave kombëtare”, tha Tanakopoulos.

Ndërsa për kërkesën e djeshme të shprehur nga nga Panos Kammenos për të mbajtur një referendum në Greqi për marrëveshjen e Prespës, zëdhënësi i qeverisë beson se “referendumet që kanë të bëjnë me çështjet e emrave të vendeve tjera, tingëllojnë mjaftë paradoksale”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...