Ligji i gjuhëve, kryeparlamentari s’konfirmon fuqizimin

Maqedonia

Ligji i gjuhëve, kryeparlamentari s’konfirmon fuqizimin

Më: 14 janar 2019 Në ora: 17:40
Talat Xhaferi

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi nuk konfirmon fuqizimin e ligjit të gjuhëve në Gazetën Zyrtare brenda kësaj jave, ashtu siç bëri të ditur një ditë më parë zv.kryeministri Bujar Osmani.

“Edhe pse tentuam, nuk arritëm që të siguronim një sqarim nga kabineti i kreut të Kuvendit Talat Xhaferi sa i takon fuqizimit të ligjit për gjuhët. Jozyrtarisht mësohet se qëndrimi i Xhaferit nuk është akoma i prerë nëse do ta dërgojë ose jo brenda javës për publikim në Gazetën Zyrtare ligjin për përdorimin e gjuhëve.”

Xhaferi në vazhdimësi kishte paralajmëruar publikimin në Gazetën Zyrtare të ligjit për gjuhët dhe ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, edhe pse presidenti Gjorge Ivanov ka refuzuar t’i dekretojë.

Unë ju kam thënë që unë nuk vuaj nga afatet për faktin që nuk jam i ngushtuar nga afatet dhe është çështje e vlerësimit tim se kur është momenti për me e nënshkruar dhe me dërguar ligjin për gjuhët së bashku me ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë në Gazetën zyrtare”- theksoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Ligji për gjuhët u miratua më 11 janar të vitit të kaluar në situatë të tensionuar mes deputetëve. Pas votimit në lexim të dytë me 69 vota për, Ivanovi nuk e dekretoi me arsyetimin se i ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se është sjellë në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Sipas procedurës, ligji u kthye për rivotim në institucionin ligjvënës. Në lexim të tretë, ai përsëri mori miratimin e shumicës së deputetëve. Pavarësisht kësaj, Ivanovi ka vazhduar të mos e nënshkruaj Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat