Azeski: Eksperienca austriake në fushën e digjitalizimit dhe arsimit të dyfishtë do të kontribuojnë në përmirësimin e punës sonë - Bota Sot
Azeski: Eksperienca austriake në fushën e digjitalizimit dhe arsimit të dyfishtë do të kontribuojnë në përmirësimin e punës sonë

Maqedonia

Azeski: Eksperienca austriake në fushën e digjitalizimit dhe arsimit të dyfishtë do të kontribuojnë në përmirësimin e punës sonë

Më: 14 janar 2019 Në ora: 17:50
Branko Azeski

Shkëmbimi i praktikave, njohurive dhe mbështetjes së gjashtë odave ekonomike nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me të cilat kompanitë do të përfitojnë drejtpërsëdrejti nga memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar sot midis Forumit të Investimeve të Odave, Odës Federale të Tregtisë austriake dhe Ministrisë Federale të Austrisë për Evropë, Integrim dhe Punëve të Jashtme në Vjenë.

Në Vjenë kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski u takua me Karin Kneissl, ministren për Evropë.

Nga Oda Ekonomike njoftojnë se për Kneissl rajoni është një pjesë e pandashme e historisë ekonomike dhe sociale të Bashkimit Evropian dhe se procesi i anëtarësimit të vendeve të Evropës Juglindore drejt BE-së mbetet një prioritet i lartë.

“Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes për këto vende në rrugën e tyre drejt BE-së duhet të kontribuojë në dhënien e perspektivave të reja për njerëzit nga rajoni, me njohjen reciproke të kualifikimeve që luajnë një rol kyç në këtë proces. Austria do të japë kontributin e saj veçanërisht nëpërmjet përpjekjeve në fushën e arsimit të dyfishtë”, tha Kneissl.

Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Azeski tha se “nënshkrimi i memorandumit sot është një hap pionier për ringjalljen dhe promovimin e këtij bashkëpunimi, i cili në një formë apo në tjetrën kemi pasur në rajon për shumë vite. Besoj se eksperiencat dhe njohuritë austriake në fushën e digjitalizimit dhe arsimit të dyfishtë do të kontribuojnë në përmirësimin e punës sonë, por do të përfaqësojnë gjithashtu një bazë solide për zhvillimin e ardhshëm jo vetëm të ekonomisë së Maqedonisë, por edhe të ekonomive të të gjitha vendeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...