Gjuha shqipe bëhet zyrtare në Maqedoni - Bota Sot
Gjuha shqipe bëhet zyrtare në Maqedoni

Maqedonia

Gjuha shqipe bëhet zyrtare në Maqedoni

Më: 14 janar 2019 Në ora: 21:49
Talat Xhaferi duke nënshkruar ligjin

(E plotësuar) - Edhe pa nënshkrimin e Presidentit Gjorge Ivanov, gjuha shqipe është bërë zyrtare në Maqedoni.

Lajmi është dhënë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me anë të një postimi në “Facebook”.

“Ligji për gjuhët, edhe në gazetën zyrtare”, ka shkruar Xhaferi në “Facebook”.

Tashmë, ligji me firmën e Xhaferit dërgohet në Gazetën Zyrtare dhe pas shpalljes në të menjëherë hyn në fuqi.

***

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka nënshkruar Ligjin për Gjuhët dhe i njëjti është publikuar në gazetën Zyrtare të Maqedonisë.

Ligji për Gjuhët u miratua më 11 janar të vitit të kaluar në situatë të tensionuar mes deputetëve. Pas votimit në lexim të dytë me 69 vota për, presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanovi, nuk e dekretoi me arsyetimin se i ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se është sjellë në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

Sipas procedurës, Ligji u kthye për rivotim në institucionin ligjvënës. Në lexim të tretë, ai përsëri mori miratimin e shumicës së deputetëve. Ndërkaq, në bazë të Kushtetutës së Maqedonisë, pas kalimit në lexim të tretë, nënshkrimi nga ana e Presidentit nuk është i nevojshëm. 

“Është një fitore për të gjithë - për popullin shqiptar, Maqedoninë euroatlantike, stabilitetin rajonal. Urime të gjithëve”, tha Xhaferi

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...