Vazhdon gjykimi për të paamnistuarit për “27 prillin”

Maqedonia

Vazhdon gjykimi për të paamnistuarit për “27 prillin”

Më: 15 janar 2019 Në ora: 10:44
Vazhdon gjykimi për të paamnistuarit për “27 prillin”

Lënda më e madhe gjyqësore për “të enjten e përgjakur” në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë vazhdon sot kundër 18 prej fillimisht 33 të akuzuarve, pasi sipas Ligjit për amnisti i cili ishte sjellë në dhjetor të vitit të kaluar ishin falur 15 të akuzuar.

Procesi gjyqësor gjendet në fazën përfundimtare dhe duhet të vazhdojë me prononcimin e fjalëve përfundimtare. Në bankën e të akuzuarve mbeten pesë personat të cilët nuk kërkuan amnisti:ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov,  shefi në MPB për operacione speciale Dushko Llazarov, një nga udhëheqësit e “Për Maqedoni të përbashkët” Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug nga shoqatat patriotike, si dhe 13 të akuzuar kërkesat e të cilëve për amnisti ishin refuzuar.

Gjykata i hodhi poshtë kërkesat për amnisti të Aleksandër Vasilevski Ninxha, Nikolla Mitrevski Kolo, Goran Gjoshevski, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Mlladen Dodevski, Gorançe Angellevski, Vllatko Trajanovski dhe Viliam Mihajllovski.

Rasti “27 prilli” filloi në gusht të vitit të kaluar kundër gjithsej 33 personave, prej të cilëve 31 persona për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.

Në kuadër të procedurës së dëshmive ishin marrë në pyetje rreth 50 dëshmitarë, si dhe një dëshmitar i rrezikuar, në dëshminë e të cilit ishin përjashtuar opinioni.  Si dëshmitarë ishin marrë në pyetje kryeministri aktual Zoran Zaev, ministri Damjan Mançevski, ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, peshkopi Pimen dhe të tjerë.

Pas dëshmisë në Gjykatë të Stefan Mlladenovskit, i cili tha se për sulmin në Kuvend kur LSDM-ja të formojë Qeverinë kishte dëgjuar në shkurt të vitit 2017 nga Aleksandër Vasilevski Ninxha, në një takim në të cilin ka pasur edhe njerëz të MPB-së dhe DSK-së, më 4 dhjetor me kërkesë të Prokurorisë Publike ishte dërguar në paraburgim ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Vladimir Atanasovski.

Me 95 vota “për”, pa vota kundër dhe të përmbajtura, Kuvendi më 18 dhjetor e miratoi me procedurë të shkurtuar Ligjin për amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, sipas të cilit amnistia nuk ka të bëjë me organizatorët, personat të cilët kishin kryer dhunë fizike, të cilët kishin poseduar armë, si dhe personat zyrtar të cilët i kishin tejkaluar autorizimet zyrtare.

Deri më tani amnisti kanë marrë 15 persona për rastin “27 prilli”, si dhe pesë persona të përfshirë në raste të tjera. Për të gjitha kërkesat tjera ende vijon afati për vendimin.

Mendim pozitiv për kërkesat për amnisti, kanë marrë pesë deputetë – Mukoski, Arnaudov, Vasilevski, Tarçullovski dhe Dimovski, organizatorët e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” Bogdan Ilievski, Vllado Jovanovski dhe Boris Damovski, të punësuarit në kabinetin e spikerit të atëhershëm të Kuvendit Ivan Cvetanovski dhe Elena Docevska-Bozhinovska, vëllezërit Mlladenovski të cilët të parët zbuluan hollësitë për organizimin e të enjtes së përgjakur dhe Zaharie Simovski, Ilija Sllavevski dhe Mitre Pitropovski nga shoqatat patriotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat