Ligji për gjuhët në Maqedoni, reagon presidenti Ivanov - Bota Sot
Ligji për gjuhët në Maqedoni, reagon presidenti Ivanov

Maqedonia

Ligji për gjuhët në Maqedoni, reagon presidenti Ivanov

Më: 15 janar 2019 Në ora: 12:56
Gjorge Ivanov

“Mbrëmë vonë kishim mundësinë që të shohim fytyrën e vërtetë të koalicionit qeveritar të LSDM-së dhe BDI-së, koalicion që veten e quan pro-evropian. Shpallja e Ligjit për gjuhët në Gazetën Zyrtare dhe të Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës pa dekretin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë është jo-kushtetues. Me dërgimin e këtyre dy ligjeve në Gazetën Zyrtare është shkelur Neni 75 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, derisa shpallja e ligjeve është bërë në mënyrë joligjore dhe paraqet bazë për ndjekje penale”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Kabineti i Presidnetit, Gjorge Ivanov.

Aty tutje theksohet se ky është moment që do të tregohet se a funksion Gjykata Kushtetuese, Prokuroria, e gjyqësori i pavarur në Maqedoni.

“Pyetem se vallë përfaqësuesit e lartë të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët e mbështesin këtë koalicion qeveritarë do të paraqiten dhe do ta mbështesin këtë mënyrë të sjelljes së ligjeve? Do ti mbështesin vallë këto shkelje që sjellin pasoja të paparashikueshme dhe cenojnë shtetin e së drejtës dhe se vallë kësillojë shkeljesh zbatojnë në shtetet e tyre?”, thuhet në reagimin e presidentit Gjorge Ivanov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...