Xhaferi: Zgjedhjet presidenciale mund të mbahen më 21 prill

Maqedonia

Xhaferi: Zgjedhjet presidenciale mund të mbahen më 21 prill

Më: 15 janar 2019 Në ora: 13:41
Talat Xhaferi

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, në një konferencë për media ka deklaruar se në koordimim edhe me subjektet e tjera politike nuk përjashtohet mundësia që zgjedhjet presidenciale të mbahen më 21 prill ndërsa raundi i dytë më 5 mars.

“Më 12 maj skadon mandati i Presidentit dhe në bazë të këtyre mandateve zgjedhjet duhet të shpallen jo më gjatë se 90 ditë dhe jo më shkurtë se 70 ditë. Në koordinim edhe me subjektet tjera politike, sugjerimi është që raundi i parë të mbahet me 21 prill dhe raundi i dytë me 5 maj, me vetë faktin që Presidenti i ri të inaugurohet më 12 maj, pas çka kreu i shtetit të mund të jep edhe betimin solemn para Kuvendit dhe zyrtarisht të hyjë në fuqi mandati i Presidentit të ri”, deklaroi Xhaferi, për të shtuar se më së voni më 8 shkurt do të shpallen zgjedhjet presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat