Maqedonia dhe Shqipëria me projekt të përbashkët – “One stop control” - Bota Sot
Maqedonia dhe Shqipëria me projekt të përbashkët – “One stop control”

Maqedonia

Maqedonia dhe Shqipëria me projekt të përbashkët – “One stop control”

Më: 15 janar 2019 Në ora: 17:14
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot në Pogradec të Shqipërisë ka realizuar takim me homologun e tij nga Shqipëria, Sandër Lleshaj

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot në Pogradec të Shqipërisë ka realizuar takim me homologun e tij nga Shqipëria, Sandër Lleshaj.

Siç informojnë nga MPB, dy ministrat kanë theksuar bashkëpunimin mes policisë së dy vendeve, sidomos mes policive kufitare.

“Në takim është biseduar edhe për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta të organeve kompetente të Maqedonisë dhe Shqipërisë në kalimin kufitar Qafë Thanë, që do të mundësojë shkurtimin e kohës së pritjes. Ky projekt quhet ‘One stop control’ dhe është në fazën përfundimtare para zbatimit me Serbinë”, thonë nga MPB.

Në takim, Spasovski dhe Lleshaj janë marrë vesh edhe për bashkëpunime tjera mes dy shteteve, para se gjithash në mbajtjen e mbledhjeve të rregullta, këmbimin e përvojave dhe parandalimin e emigrimit ilegal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...