MPJ e Maqedonisë: Marrëveshja e Prespës nuk ndërhyn në interesat e palëve të treta

Maqedonia

MPJ e Maqedonisë: Marrëveshja e Prespës nuk ndërhyn në interesat e palëve të treta

Më: 15 janar 2019 Në ora: 17:15
Ilustrim

Pas reagimit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë edhe Ministria e Jashtme e Maqedonisë kanë reaguar ndaj komentimit zyrtarë të Moskës në lidhje me ndryshimet kushtetuese në Maqedoni.

“Pas komenteve të departamentit për informim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse më 14 janar 2019, në lidhje me ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Jashtme e Maqedonisë me keqardhje konstaton se edhe për kundër të gjitha këtyre problemeve në botën tonë, Ministria e Jashtme e Rusisë përsëri me kontekst negativ, i thekson politikat autentike të proceseve në të dyja vendet, të cilat dërgojnë deri në zgjidhjen e problemeve, forcimin e besimit dhe ngritjen miqësive”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Nga MPJ gjithashtu thonë se ndryshimet kushtetuese në përputhje me marrëveshjen e Prespës, janë miratuar në Kuvend me respektimin e plotë të procedurave kuvendare dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

“Marrëveshja e Prespës nuk ndërhynë në interesat e palëve të treta, por në thelb sjell deri tek stabiliteti i rajonit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë”, thonë nga MPJ.

Nga atje shtojnë se Maqedonia është e sigurt se e ardhmja do ta vërtetoj qasjen e drejtë ndajë kësaj marrëveshje, e cila paraqet vizion politik dhe lidership, si dhe përfitimet nga stabiliteti i rajonit do të pranohen nga të gjitha palët, përfshirë edhe Federatën ruse mike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat