Ambasadorët evropian kërkojnë reforma urgjente në Maqedoni

Maqedonia

Ambasadorët evropian kërkojnë reforma urgjente në Maqedoni

Më: 15 janar 2019 Në ora: 20:35
Euroambasadori Zhbogar

“Që kur Kuvendi i miratoi ndryshimet kushtetuese, shumë e rëndësishme që Qeveria dhe shoqëria në përgjithësi t’i përveshin duart dhe t’i zbatojnë reformat e nevojshme, posaçërisht ato të sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, porositën ambasadorët evropian.

Euroambasadori Zhbogar, Qeverisë, Kuvendit dhe qytetarëve ju uroi për guximin për ta ndryshuar kursin negativ që është udhëhequr në të kaluarën ndërsa vendin e çoi në rrugën e vërtetë drejt BE-së.

“Presim ta shohim të njëjtin përkushtim, vendosmëri dhe sinqeritet në zbatimin e reformave urgjente, që qytetarët me të vërtetë të mund t’i ndjejnë ndryshimet që shumë kohë i presin siç janë ndryshimet në qeverisje,  politikat, gjyqësia, administrata publike. Këto do të jenë motori që do ta lëviz zhvillimin e vendit dhe do ta dërgojë në fazën e ardhshme, në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, thotë Samuel Zhbogar.

Edhe ambasadori i Gjermanisë, Gerberich këtë moment e vlerëson si shumë të rëndësishëm, për shkak se me miratimin e ndryshimeve kushtetuese më në fund do të fillojnë bisedimet me BE-në.

“Qeveria tani duhet të koncentrohet në procesin ku do të mundësojë krijim të shoqërisë evropiane, ku do të sundojë siguria. Për këtë duhet guxim dhe vizion politik nga të gjitha anët dhe nga e gjithë shoqëria. Prioritet kryesor i reformave është sundimi i së drejtës”, thotë Thomas Gerberich, ambasador i Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat