Mickoski: OBRM-PDUKM nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet për kryetar shteti

Maqedonia

Mickoski: OBRM-PDUKM nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet për kryetar shteti

Më: 15 janar 2019 Në ora: 23:10
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski deklaroi se partia e tij nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet për kryetar shteti.

Mickoski në “Studion e hapur” porositi se deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë Igor Janushev ka qenë e interpretuar gabimisht duke kërkuar edhe një herë që me zgjedhjet për kryetar shteti të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme kuvendare.

Ndërkaq zgjedhjet për kryetar shteti do të mbahen me 21 maj, disa parti opozitare janë që të mbahen zgjedhjet të parakohshme kuvendare së bashku me ato për kryetar shteti ndërsa nga Qeveria thonë se shteti nuk e ka luksin të mbajë zgjedhje secilin vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat