Johnson: Guximi i Zaevit dhe Tsiprasit e kanë drejtuar Maqedoninë drejt NATO-s - Bota Sot
Johnson: Guximi i Zaevit dhe Tsiprasit e kanë drejtuar Maqedoninë drejt NATO-s

Maqedonia

Johnson: Guximi i Zaevit dhe Tsiprasit e kanë drejtuar Maqedoninë drejt NATO-s

Më: 16 janar 2019 Në ora: 13:53
Ron Johnson

Senatori amerikan, Ron Johnson duke komentuar votimin për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, tha se guximi i kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras e kanë zgjidhur kontestin disa vjeçar, e cila do t’i mundësoj Maqedonisë që të lëviz drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky është një lajm i mirë. Unë isha në Maqedoni dhe Greqi në shtator, para referendumit. Kjo është edhe një nga ato marrëveshjet të cilat zgjidhin problemin çka po tërhiqet me vite, siç ishte rasti me Kosovën dhe Malin e Zi”, deklaroi Johnson për “Zërin e Amerikës”.

Sipas tij dorëheqja e ministrit Panos Kammenos nga qeveria greke dhe votë besimi i qeverisë mund ta ngadalëson këtë proces të ratifikimit të marrëveshjes së Prespës. Megjithatë, Johnson thotë se mundësitë janë të mëdha që ai të ketë sukses.

Johnosn shton se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do ta stabilizon rajonin, njëjtë siç ishte me rastin e Malit të Zi.

Ai tha se e ardhmja ekonomike e Evropës qëndron në aleancë me perëndimin.

“Rusia nuk ofron asgjë përveç jostabilitetit dhe ndoshta mundet naftë dhe gaz, por këta mund t’i fitojmë edhe nga vendet e tjera. Anëtarësimi në NATO do të jetë një punë e mirë për Maqedoninë”, deklaroi Johnson.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...