Në Manastir temperaturat ulen deri në -18 gradë - Bota Sot
Në Manastir temperaturat ulen deri në -18 gradë

Maqedonia

Në Manastir temperaturat ulen deri në -18 gradë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Në Manastir temperaturat janë ulur deri në -18 gradë celsius. Sipas Entit Hidrometeorologjik temperatura të ulëta janë regjistruar edhe në Prilep dhe Lazaropole -12, në Berovë -11, në Shkup, Petrovec, Tetovë, Ohër, Strumicë, Dibër temperaturat kanë arritur deri në -10.

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, ndërsa do të fryjë edhe erë mesatare nga drejtimi perëndimor.

Nesër pritet të ketë mot të qëndrueshëm me rritje të temperaturave. Te premten dhe gjatë fundjavës priten reshje lokale të shiut dhe borës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...