Mickoski: Nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare - Bota Sot
Mickoski: Nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare

Maqedonia

Mickoski: Nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare

Më: 16 janar 2019 Në ora: 17:07
Hristijan Mickoski

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, tha se nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare në të cilat, siç tha, njerëzit do të vendosin nëse janë për një Maqedoni të Veriut të poshtëruar ose do të jenë për një Republikë të Maqedonisë përparimtare dhe të suksesshme.

“Sot, nën udhëheqjen e Zaevit, Maqedonia është më e ndarë, më e pambrojtur dhe më e dobët. Kështu që nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet në të cilat ju, populli, do të vendosni nëse jeni për një Maqedoni të Veriut të poshtëruar apo do të jeni për një Republikë të Maqedonisë përparimtare dhe të suksesshme. Zgjedhje në të cilat të fitojmë ndaj errësirës. Zgjedhje me të cilat do të sjellim agimin. Kjo është lufta e brezit tonë dhe si rrjedhojë e agimit të lirisë. Zgjedhje për Republikën e Maqedonisë”, tha Mickoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...