Gjykata e Strasburgut nesër do të sjell vendimin e parë për person transgjinor në Maqedoni - Bota Sot
Gjykata e Strasburgut nesër do të sjell vendimin e parë për person transgjinor në Maqedoni

Maqedonia

Gjykata e Strasburgut nesër do të sjell vendimin e parë për person transgjinor në Maqedoni

Më: 16 janar 2019 Në ora: 18:08
Gjykata e Strasburgut

Siç raportojnë nga AIM, gjykata evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg nesër për herë të parë do të sjell vendim për rast të personit transgjinor në Maqedoni, ku do të mund të vendoset legjislacion të ri për të drejtat e njerëzve transgjinorë në Maqedoni.

Gjykata nesër do të deklarohet nëse personit “X” i është shkelur e drejta e privatësisë dhe e drejta për zgjidhje efektive gjatë procedurave të ndryshimit të seksit në Maqedoni.

Personi “X” i cili refuzon të identifikohet në publik është lindur në vitin 1987 në Maqedoni si vajzë. Por që në fëmijëri ai e përjeton veten si mashkull. Personi “X” është transgjinor, domethënë person që mendon se gjinia e tij nuk korrespondon me seksin në të cilin ai ka lindur.

Në vitin 2010, personi “X” filloi procedurën për ndryshimin e seksit, për çka për atë fillojnë kurthet ligjore dhe administrative. Vite më pas me mbështetjen e koalicionit “Margini”, personi “X” e padit shtetin e Maqedonisë.

Gjykata e Strasbugut duhet ta thotë vendimin e vet gjatë ditës së nesërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...