Rusia ngre dyshime mbi legjitimitetin e procesit të ndryshimit të emrit të Maqedonisë - Bota Sot
Rusia ngre dyshime mbi legjitimitetin e procesit të ndryshimit të emrit të Maqedonisë

Maqedonia

Rusia ngre dyshime mbi legjitimitetin e procesit të ndryshimit të emrit të Maqedonisë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 18:42
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ngriti sot dyshime mbi legjitimitetin e procesit të ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

“Kur emri miratohet me anë të një dokumenti, që për shembull, nuk është nënshkruar në nivelin që përcakton kushtetuta e Maqedonisë – kjo ngre pikëpyetjet mbi legjitimitetin e procesit”, tha ai në Moskë.

Parlamenti i Maqedonisë miratoi të premten një sërë amendamentesh kushtetuese për të ndryshuar emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut, në bazë të një marrëveshje me Greqinë që synon t’i japë fund mosmarrëveshjes 27 vjeçare mes dy vendeve fqinje. Zgjidhja e çështjes së emrit i hap dritën jeshile anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian./VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...