Osmani: Egjipti është fqinji i parë i Evropës dhe dera për korridore tregtare drejt Amerikës dhe Lindjes së Afërt - Bota Sot
Osmani: Egjipti është fqinji i parë i Evropës dhe dera për korridore tregtare drejt Amerikës dhe Lindjes së Afërt

Maqedonia

Osmani: Egjipti është fqinji i parë i Evropës dhe dera për korridore tregtare drejt Amerikës dhe Lindjes së Afërt

Më: 17 janar 2019 Në ora: 13:18
Moajad Fathallah el – Dalie dhe Bujar Osmani

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim pune me ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit, Moajad Fathallah el – Dalie i cili për vizitë pune qëndron në vendon tonë.

“Egjipti është fqinj i parë i Evropës, dhe kjo ka rrëndësi të veçantë për ne, vendet e Evropës Juglindore, duke pasur parasysh se ndodhemi në rrugën e korridoreve tregtare që lidhin Evropën me vendet e Afrikës si dhe Lindjes në përgjithësi” theksoi Osmani në fillim të takimit, duke theksuar mirënjohje për vizitën dhe interesin e shprehur për bashkëpunim deri tek Ambasadori Dalie.

“Dy vendet kanë marrëdhënie tradicionale miqësore, që duhet të shfrytëzohet për avancimin bashkëpunimit kulturor, politik dhe para se gjithash asaj ekonomike për të cilin ekziston potencial i madh” – theksoi Osmani. Në këtë drejtim bashkëbiseduesit theksuan edhe nevojën e rinovimit të lidhjeve të vjetra të punës mes sektorit të biznesit të të dy vendeve, për nxitjen e të cilit me aktivitetet e tyre do të kyçen dy vendet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...