Dimitrov: I kemi mbyllur çështjet e hapura me qëllim që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s - Bota Sot
Dimitrov: I kemi mbyllur çështjet e hapura me qëllim që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s

Maqedonia

Dimitrov: I kemi mbyllur çështjet e hapura me qëllim që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s

Më: 17 janar 2019 Në ora: 15:24
Nikolla Dimitrov

Në kuadër të vizitës së punës në Ankara, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, sot u takua me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Meevlut Çavushoglu, si dhe me kryetarin e Kuvendit Popullor të Turqisë, Binali Yildirim, si dhe me ministrin e Mbrojtjes, Hulsi Akar.

Në takim me ministrin Çavushoglu u konfirmua angazhimi i të dyja palëve për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të afërta, miqësore dhe partneritetit.

“I kemi mbyllur të gjitha çështjet e hapura me qëllim që ta nxjerrim Maqedoninë nga ekuacioni i pasigurt, nëpërmes anëtarësimit në NATO dhe BE. Në të njëjtën kohë nuk mund të harrojmë edhe miqtë tanë të cilët na përkrahin në këtë rrugë që nga fillimi”, deklaroi Dimitrov.

Në fund të takimit të dy ministrat nënshkruan memorandum bashkëpunimi në fushën e informatikës dhe arkivave diplomatik në mes ministrive për Punë të Jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...