Osmani-Dalie: Theksohet nevoja e rinovimit të lidhjeve të vjetra të punës mes sektorit të biznesit në të dyja vendet

Maqedonia

Osmani-Dalie: Theksohet nevoja e rinovimit të lidhjeve të vjetra të punës mes sektorit të biznesit në të dyja vendet

Më: 17 janar 2019 Në ora: 15:25
Bujar Osmani realizoi takim pune me Ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit, Moajad Fathallah el – Dalie

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani realizoi takim pune me Ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit, Moajad Fathallah el – Dalie i cili për vizitë pune qëndron në vendon tonë.

“Egjipti është fqinj i parë i Evropës, dhe kjo ka rrëndësi të veçantë për ne, vendet e Evropës Juglindore, duke pasur parasysh se ndodhemi në rrugën e korridoreve tregtare që lidhin Evropën me vendet e Afrikës si dhe Lindjes në përgjithësi” theksoi Osmani.

Zv. kryeministri gjithashtu shtoi se dy vendet kanë marrëdhënie tradicionale miqësore, që duhet të shfrytëzohet për avancimin bashkëpunimit kulturor, politik dhe para se gjithash asaj ekonomike për të cilin ekziston potencial i madh.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit theksuan edhe nevojën e rinovimit të lidhjeve të vjetra të punës mes sektorit të biznesit të të dy vendeve, për nxitjen e të cilit me aktivitetet e tyre do të kyçen dy vendet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat