Prodi: Maqedonia ta vazhdojë rrugën e integrimeve euroatlantike

Maqedonia

Prodi: Maqedonia ta vazhdojë rrugën e integrimeve euroatlantike

Më: 17 janar 2019 Në ora: 15:51
Talat Xhaferi dhe Romano Prodi

Ish-kryeministri italian dhe kryetar i Komisionit Evropian, Romano Prodi, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku ka realizuar takim me krerët shtetëror në vend.

Në takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, Prodi tha se Maqedonia duhet të vazhdojë rrugën e integrimeve euroatlantike dhe se nodhet në drejtim të mirë.

Shkas për këtë takim është nominimi i Prodit për pranimin e çmimit botëror për humanizëm për vitin 2019, çmim i vendosur nga Akademia e Ohrit për Humanizëm dhe i cili i ndahet për kontributin e tij unik për perspektivën e civilizimit bashkëkohor.

Ndërsa kreu i Kuvendit, Xhaferi në fjalën e hyrëse theksoi se ky çmim vjen në kohën e vërtetë, te njeriu i vërtetë, duke e pasur parasysh atë se Prodi ka qenë pjesë e kryesisë së Bashkimit Evropian në momentet me të vërtetë kritike për rajonin tonë, dhe kjo është vënia e kurorës mbi kontributin e tij human.

Xhaferi pohoi se tani të gjitha forcat do të drejtohen kah përmbyllja e kapitujve dhe kah çështjet ekonomike për arsye se, kur politika e hap rrugën për ekonominë, atëherë përfitimet janë reale dhe të dukshme për qytetarët. Prodi, i udhëhequr nga përvoja e tij, u pajtua se vendet e vogla edhe më shumë i ndjejnë përfitimet nga anëtarësimi në Union.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat