Nuk ka shtyrje të fillimit të gjysmë vjetorit të dytë shkollor në Maqedoni - Bota Sot
Nuk ka shtyrje të fillimit të gjysmë vjetorit të dytë shkollor në Maqedoni

Maqedonia

Nuk ka shtyrje të fillimit të gjysmë vjetorit të dytë shkollor në Maqedoni

Më: 17 janar 2019 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Nuk ka anulim të fillimit të gjysmë vjetorit të dytë shkollor për vitin shkollor 2018-2019. Kjo është një ndër vendimet që miratoi sot komisioni për sëmundje ngjitëse në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa sot mbas dite këto i deklaroi edhe Zharko Karaxhovski, anëtarë i Komisionit.

Pas mbarimit të takimit të Komisionit, ai tha se numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga epidemia e fruthit në Maqedoni, nga dhjetori deri më sot ka arritur numrin e 58 personave.

Ai tha se disa prindër me letra dhe vërejta kanë shkuar në çerdhet dhe kanë thënë se nevojitet që fëmijët e tyre t’i lëshojnë që të futen në çerdhe, sepse kanë pasur kundër efekt nga vaksinimi. Në këtë  rast, shtoi ai, fëmijët duhet të marrin vërtetim nga mjeku amë, pediatri ose nga epidemiologu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...