Mjeti për paratë e shpenzuara të ministrive punoi vetëm tre muaj

Maqedonia

Mjeti për paratë e shpenzuara të ministrive punoi vetëm tre muaj

Më: 17 janar 2019 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

E promovuan në mars të vitit 20108, dhe punoi deri në maj të vitit 2018. Mjeti për llogaridhënie të ministrive dhe funksionarëve publik ishte promovuar si mënyrë për dhënien e llogaridhënies së Qeverisë dhe të gjitha shpenzimet e ministrave, dhe e njëjta nuk është përditësuar 8 muaj.

Përmes këtij mjeti mund të shihej se sa para kanë shpenzuar ministrat për bileta aeroplani, hotele, restorante, shpenzime ditore, transport taksi, të dhëna, llogari telefoni. Ky mjet jepte mundësi krahasimi, përkatësisht të mund të shihet se sa para kanë shpenzuar ministrat nga OBRM-PDUKM në vitin 2014, 2015 dhe 2016.

Ministri pa resor për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Rebert Popovski, këtë mjet e paraqiti para publikut më 21 mars të vitit të kaluar dhe tha se qëllimi është që shpenzimi të jetë në minimum dhe vetëm për shpenzime produktive.

“Software është përpunuar dhe të alarmojë mospërputhjet eventuale apo lëshime në harxhime”, tha Popovski.

Qeveria atëherë u lavdërua se ka shpenzuar më pak nga OBRM-PDUKM në vitet e kaluara, por dy muaj më pas, në maj të vitit të kaluar, mjeti nuk funksionon. Opinioni mund të shoh vetëm të dhënat e vjetra, por jo edhe shpenzimet që i kanë bërë ministrat në tetë muaj e fundit.

Në gusht të vitit të kaluar mediat bënë apel se mjeti për llogaridhënie nuk është përditësuar, ndërsa zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski sqaroi se nuk kanë dalë me informacione të reja sepse “periudha e kaluar ka qenë e mbushur me aktivitete politike, po se mjeti në pjesën e software-it do të ketë ndryshime”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat