Kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Maqedonisë, a ka marrëveshje për kandidat konsensual mes LSDM dhe BDI? - Bota Sot
Kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Maqedonisë, a ka marrëveshje për kandidat konsensual mes LSDM dhe BDI?

Maqedonia

Kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Maqedonisë, a ka marrëveshje për kandidat konsensual mes LSDM dhe BDI?

Më: 17 janar 2019 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI janë në fazën e konsultimeve rreth zgjedhjeve për kryetar shtet. Në LSDM ende nuk është hapur hapur tema e kandidatëve të mundshëm, dhe ende nuk kanë vendosur nëse do të dalin me kandidat konsensual. Frosina Remenski nga LSDM thotë se do ta zgjedhin mënyrën më të mirë për bashkimin e qytetarëve.

Por, nga BDI janë të bindur se kryetari i ardhshëm do të jetë konsensual. Bujar Osmani tha se përveç që është arritur marrëveshje parimore me LSDM-në, ai thotë se kryetari i ardhshëm do të jetë mbi linjat partiake dhe etnike. Ai ceku se tani është momenti më i mirë për një marrëveshje të tillë që do të jetë çelës për bashkimin e popullatës.

Partnerët e koalicioni thonë se shumë është biseduar për profilin dhe kryetarin e ardhshëm, por i mohojnë të thënat se është folur për emra konkret.

Ndërkaq, kryetarit Gjorge Ivanov i skadon i afati i mandatit të tij të dytë pesë vjeçar dhe ai nuk ka të drejtë të kandidohet për herë të tretë. Zgjedhjet për kryetar shteti do të mbahen më 21 prill të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...