Mickoski: Le të vendosin qytetarët nëse janë për Maqedoninë e Veriut apo për Republikën e Maqedonisë

Maqedonia

Mickoski: Le të vendosin qytetarët nëse janë për Maqedoninë e Veriut apo për Republikën e Maqedonisë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 21:05
Hristijan Mickoski

Sonte para selisë së OBRM-PDUKM-së, kryetari i saj Hristijan Mickoski tha se “koalicioni ‘Për Maqedoni më të mirë’ e udhëhequr nga OBRM-PDUKM insiston në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare së bashku me zgjedhjet për kryetar shteti, për shkak se qytetarët në këtë mënyrë do t vendosen nëse janë për Republikë të Maqedonisë së Veriut e nënvlerësuar apo për Maqedoni të dinjitetshme dhe krenare”.

Ai përsëriti se s’ka të bëjë për pushtet, funksione apo karriera politike dhe bëri thirrje në shpërbërje të Kuvendit dhe organizim të zgjedhjeve të parakohshme kuvendare së bashku me ato për kryetar shteti.

Mickoski foli edhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve duke thënë se “ne s’jemi kundër përdorimit të gjuhëve të bashkësive, por në këtë rast shumica e madhe e partive të koalicionit që ishin në mbledhje shprehën revoltën e tyre, si përfaqësuesit e romëve, serbëve, turqve… sepse në këtë mënyrë shkurtohet e drejta e tyre, për shkak se edhe ata kanë të drejtë ta përdorin gjuhën e tyre”.

Mickoski thotë se kjo është tregti me votat e shqiptarëve dhe se pikërisht tani është zgjedhur momenti para zgjedhjeve për kryetar shteti për, siç tha ai, “të mund politikanët e partisë më të madhe shqiptare në këtë rast LSDM dhe partia e dytë BDI të tregtojnë me votat shqiptare në Maqedoni në zgjedhjet e ardhshme”.

Në pyetjen nëse OBRM-PDUKM do të bëj koalicion me partitë politike nga blloku shqiptar, ai tha se partia në të ardhmen to të bëj koalicion me të gjitha partitë politike që do të gjejë gjuhë të përbashkët rreth platformës, dhe se duhet të ndalohet të keqpërdoren ndjenjat e qytetarëve nga bashkësitë e ndryshme në Maqedoni dhe se politikanët duhet të ofrojnë zgjidhje të problemeve.

“Të gjithë ata që do ta pranojnë metodologjinë e OBRM-PDUKM-së janë të mirëseardhur dhe OBRM-PDUKM nuk do ta paragjykojmë cilëndo parti të bëj koalicion dhe t’i zgjedh problemet reale të qytetarëve”, shtoi Mickoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat