LSDM: Mickoski do të mundet në çdo zgjedhje - Bota Sot
LSDM: Mickoski do të mundet në çdo zgjedhje

Maqedonia

LSDM: Mickoski do të mundet në çdo zgjedhje

Më: 17 janar 2019 Në ora: 22:53
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të lëshuar nga partia maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “Mickoski pret disfatë në zgjedhjet e ardhshme për kryetar shteti, dhe se do të mundet në çdo zgjedhje”.

Sipas LSDM-së, qytetarët sonte dëgjuan edhe një konfirmim nga, siç thonë nga kjo parti, i paafti Mickoski se OBRM-PDUKM nuk ka asnjë program dhe asnjë plan.

“Nuk kalon as urrejtja as ndarjet që i shpërndan anti-perëndimori Mickoski, qytetarët i refuzuan”, thuhet në njoftimin e LSDM-së duke shtuar se me promovimin e të drejtës së përdorimit të gjuhëve nuk humb asnjë por mundësohen kushte për komunikim më të mirë mes qytetarëve dhe institucioneve.

Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM nuk ka arritur të bllokojë anëtarësimin në BE dhe NATO dhe nuk do ta bllokojë zhvillim dhe ndërtimin e një shoqërie të barabartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...