Sot vazhdon gjykimi për rastin e PSP-së “Dhuna në Komunën Qendër” - Bota Sot
Sot vazhdon gjykimi për rastin e PSP-së “Dhuna në Komunën Qendër”

Maqedonia

Sot vazhdon gjykimi për rastin e PSP-së “Dhuna në Komunën Qendër”

Më: 18 janar 2019 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Për sot në Gjykatën Penale është caktuar të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Dhuna në Qendër” të Prokurorisë Speciale.

Rasti ndodhet në fazën e dëshmive dhe udhëhiqet nga gjykatësi Dushan Josifov.

Kjo lëndë ka të bëjë me dhunën para Komunës Qendër në protestat e 10 qershorit të vitit 2013, ndërsa në mesin e të akuzuarve janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Daniella Rangellova, kryetari i atëhershëm i Komunës Qendër Aleksandar Trajkovski dhe tetë persona tjerë.

Ata dyshohen se kanë nxitur dhunën që ndodhi gjatë protestave para komunës.

Më herët në këtë lëndë fajin e kanë pranuar Tomisllav Llazarov dhe Jordan Ristevski dhe u dënuan me kusht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...