Oliver Andonov përfshihet në një aksident komunikacioni, janë lënduar disa persona

Maqedonia

Oliver Andonov përfshihet në një aksident komunikacioni, janë lënduar disa persona

Më: 18 janar 2019 Në ora: 08:46
Oliver Andonov

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Oliver Andonov, ka marrë pjesë në një aksident komunikacionit që ka ndodhur dje në bulevardin “Asnom” në Shkup.

Këtë lajm e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 17.01.2019 rreth orës 15:45 në bulevardin “Asnom” në Shkup, ka ndodhur aksident komunikacioni në të cilin kanë marrë pjesë makina “Opel Astra” me targa të Shkupit e drejtuar nga O.A dhe makina “Sead” me poashtu me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.M. Deri tani është njoftuar për një person të lënduar M.S, i cili është vendosur në Klinikën Shën Naumi i Ohrit në Shkup”, thonë nga policia për Makfaks.

Jozyrtarisht mësohet se është lënduar edhe një person tjerë, i cili ka qenë shoferi i makinës “Sead”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat