Mickoski këmbëngulë në zgjedhje të parakohshme parlamentare - Bota Sot
Mickoski këmbëngulë në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Maqedonia

Mickoski këmbëngulë në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Më: 18 janar 2019 Në ora: 11:04
Hristijan Mickoski

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski këmbëngulë në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që sipas tij do të mbaheshin bashkë me zgjedhjet presidenciale, për shkak se qytetarët në këtë mënyrë do të vendosin nëse janë për Republikë të Maqedonisë së Veriut apo për Republikën e Maqedonisë.

“Të shpërbëhet parlamenti dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me to presidenciale. Qytetarët le të vendosin nëse janë për Maqedoninë e Veriut apo për Republikën e Maqedonisë”, ka deklaruar Mickoski.

Mickoski ka folur edhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve duke thënë se ata janë kundër përdorimit të gjuhëve të bashkësive tjera etnike.

“Në këtë rast shumica e madhe e partive të koalicionit që ishin në mbledhje shprehën revoltën e tyre, si përfaqësuesit e romëve, serbëve, turqve, sepse në këtë mënyrë shkurtohet e drejta e tyre, për shkak se edhe ata kanë të drejtë ta përdorin gjuhën e tyre”, ka thënë Mickoski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...