Voutsis: Marrëveshja e Prespës do të votohet nga fundi i javës së ardhshme - Bota Sot
Voutsis: Marrëveshja e Prespës do të votohet nga fundi i javës së ardhshme

Maqedonia

Voutsis: Marrëveshja e Prespës do të votohet nga fundi i javës së ardhshme

Më: 18 janar 2019 Në ora: 16:51
Nikos Voutsis

Kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikos Voutsis tha se votimi për marrëveshjen e Prespës në Kuvend do të zhvillohet nga fundi i javës së ardhshme, njoftoi “Kathimerini”.

Pas një takimi me përfaqësuesit e SYRIZA-s,Voutsis tha se procesi do të fillojë në ditët e ardhshme, së pari në nivel komisionesh, ndërsa pastaj do të gjendet në seancë plenare.

“Gjithkush do të ketë mundësinë për ta shprehur veten”, tha Voutsis, duke shtuar se votimi ka gjasa të ndodhë nga fundi i javës së ardhshme.

Athina zyrtare në periudhën e kaluar ka deklaruar se ka shumicën e nevojshme në Kuvend edhe për besimin e qeverisë dhe për ratifikimin e marrëveshjes.

Ratifikimi, ligjërisht, mund të kalojë edhe me më pak se 151 vota të deputetëve, por është e nevojshme që në votim të jenë të pranishëm shumica e deputetëve, megjithatë qëllimi i qeverisë greke është që marrëveshja e Prespës të votohet nga shumica absolute.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Greqisë më herët ka deklaruar se ratifikimi i marrëveshjes së Prespës duhet të votohet nga 151 deputetë që ajo të ketë fuqi, si brenda vendit ashtu edhe në organizatat ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...