Javën e ardhshme në Kuvendin e Greqisë, pritet të ratifikohet marrëveshja e Prespës - Bota Sot
Javën e ardhshme në Kuvendin e Greqisë, pritet të ratifikohet marrëveshja e Prespës

Maqedonia

Javën e ardhshme në Kuvendin e Greqisë, pritet të ratifikohet marrëveshja e Prespës

Më: 18 janar 2019 Në ora: 17:09
Greqi

Marrëveshja e Prespës vazhdon të jetë tema kryesore në Greqi.

Kryetari i Kuvendit, Nikos Vucis, pas mbledhjes së partisë në pushtet SYRIZA, deklaroi se deri në fund të javës së ardhshme marrëveshja do të miratohet nga ligjvënësit grek.

Edhe pse opozita greke ka kërkuar që pushteti të mos shpejtojë ratifikimin, është në dorën e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit që të vendos nëse Marrëveshja do të shqyrtohet në një apo më shumë komisione dhe në një ose më tepër seanca.

Siç njoftojnë mediat greke, ratifikimi, ligjërisht mund të kalojë me më pak se 151 vota. Pra nevojitet që të ketë shumicë nga deputetët e pranishëm në votim. Megjithatë, Qeveria greke tenton të sigurojë shumicë absolute.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...