Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë në Vjenë nënshkruan memorandum bashkëpunimi për zbatimin e inovacioneve

Maqedonia

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë në Vjenë nënshkruan memorandum bashkëpunimi për zbatimin e inovacioneve

Më: 18 janar 2019 Në ora: 21:12
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë në Vjenë nënshkruan memorandum bashkëpunimi për zbatimin e inovacioneve

Në mes Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë dhe Ministrisë së Transportit, Inovacioneve dhe Teknologjisë së Austrisë, sot në Vjenë është nënshkruar memorandum bashkëpunimi për zbatimin e inovacioneve në mjekësi.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se me këtë marrëveshje Ministria e Shëndetësisë po afrohet drejt praktikave dhe përvojave evropiane.

“Patëm mundësi që me Ministrinë për Transport, Inovacione dhe Teknologjisë të Austrisë të nënshkruajmë marrëveshje, e cila paraqet bazën për zhvillim, modernizim dhe inovacione teknologjike në mjekësi dhe përafron vendin tonë drejt praktikave më të mira të Bashkimit Evropian”, deklaroi Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat