OJQ-të kërkojnë llogari për ikjen e Gruevskit

Maqedonia

OJQ-të kërkojnë llogari për ikjen e Gruevskit

Nga: Z.B Më: 19 janar 2019 Në ora: 10:05
Nikolla Gruevski

Organizatat Ndërkombëtare bëjnë thirrje për  përgjegjsi politike për arrestin e Nikolla Gruevskit.

Nëntë Organizata, përkujtuan se kanë kërkuar që hetimet urgjentisht të përfundojnë dhe se Prokuroria Themelore Publike ka paralajmëruar se procedura parahetimore do të përfundojë në afat prej dy javëve dhe se opinioni do të informohet.

“Marrja e përgjegjësisë politike për rastin me arratisjen e Gruevskit është mënyra e vetme që pushteti të tregojë se ka qëllim serioz të luftojë kundër kulturës së mosndëshkimit, që – të mos harrojmë – ishte karakteristikë kryesore e ish pushtetit veçanërisht kur bëhej fjalë për funksionarët më të lartë”, theksohet në kumtesën e organizatave joqeveritare.

OJQ-të konsiderojnë se nevojitet të ndërmerret përgjegjësi politike të pasojnë dorëheqje të ministrit të Punëve të Brendshme, drejtorit të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe drejtorit të Agjencisë së Zbulimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat