VMRO: Zaev nuk guxon ta përdor emrin Maqedoni

Maqedonia

VMRO: Zaev nuk guxon ta përdor emrin Maqedoni

Nga: Z.B Më: 19 janar 2019 Në ora: 11:14
VMRO

Përmes një komunikate të lëshuar sot nga VMRO, bëjnë të ditur se kryeministri Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë guxim ta përdorin emrin Maqedoni, as në rrjete sociale .

Komunikata e plotë:

“Zaevi publikisht në media betohej se askush nuk do ta ndryshojë emërtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa tani duhet të ketë kujdes të mos përdor emrin e vendit as në rrjetet sociale. Qeveria e LSDM-së për dy vite i shiti interesat më të mëdha kombëtare dhe shtetërore ndërsa me Marrëveshjen e Prespës përveç emrit kushtetues ndryshohet identiteti, dhe fshihet gjuha, historia dhe kultura maqedonase”, shkruan në komunikatën e VMRO-sës./Bota Sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat