Maqedoni: Miratimi i Ligjit për shqipen zyrtare hap rëndësishëm

Maqedonia

Maqedoni: Miratimi i Ligjit për shqipen zyrtare hap rëndësishëm

Nga: Z.B Më: 19 janar 2019 Në ora: 11:39
Kuvendi i Maqedonise

Hyrja në fuqi e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë u mundëson një komunikim të zgjeruar me të gjitha institucionet e shtetit, qoftë ato të pushtetit qendror apo atij lokal, por gjuhëtarët thonë se sfidë më vete do të paraqesë zbatimi praktik i të njëjtit.

Arlind Farzi, profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Tetovës thotë se, miratimi i Ligjit për gjuhët, është një hap i rëndësishëm për ecjen e shtetit drejt vlerave të përbashkëta evropiane.

Ai shton se Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, i  vë të gjitha institucionet e shtetit përballë një sfide të madhe.

“Ajo çka duhet shteti të bëjë, është të krijojë grupe pune me ekspertë, profesorë universitare – njohës të problemeve të lartpërmendura, të konsultohen me emrat më eminentë të fushës së gabimeve drejtshkrimore nga Shqipëria e Kosova, të konsultohen katedrat e gjuhëve në Universitetin e Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore, institutet e gjuhës dhe fushës së përkthimit, të krijojnë mekanizëm mbrojtës juridik dhe të sanksionojë përdorimet e gabuara gjatë shkrimit, të nivelizojë llojet e dënimeve, të punësojë studentë më të mirë të diplomuar në fushën e gjuhës dhe letërsisë shqipe, të punësojë përkthyes më të mirë dhe njohës të problematikave të përkthimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat